Lajme

Limaj: Dardana i tha po koalicionit për Kosovën fituese, veç vepra!

01/25/2025 20:05
nga:Mergim Rreci

Kryetari i Nisma Social Demokrate, Fatmir Limaj, ka njoftuar për tubimin e mbajtur në Dardanë.

Sipas tij, Dardana i tha po koalicionit për Kosovën fituese, veç vepra!

Ai shtoi se Dardana, si vend strategjik, është pikë kyçe për të lidhur interesat qytetare dhe shtetërore dhe për ta kthyer fokusin e qeverisë në këtë pjesë të rëndësisë së veçantë.

“Kamenica dhe Kosova nuk kanë vend për mashtrime, zhurmë e shpifje. Kosova duhet të ecë përpara me vepra dhe vendime të qarta. Prandaj, zgjedhjet e ardhshme janë vendimtare për të ardhmen e Kosovës dhe do të përcaktojnë drejtimin e vendit për vitet në vijim”, përfundoi Limaj.