Lajme

Limaj: Bacën Fazli do ta kujtojmë si një burrë të urtë e bujar

07/07/2021 12:37
nga:N M

Kryetari i Nisma Socialdemokrate, Fatmir Limaj, i ka shprehur ngushëllime familjes Veseli për humbjen e Fazli Veselit, babait të ish-Kryetarit të PDK-së, Kadriut.

Limaj thotë se ‘Bacën Fazli do ta kujtojmë si një burrë të urtë e bujar, që rrjedhë nga një familje atdhetare, që në çdo periudhë të rëndësishme për vendin, kanë qenë në ballë të kontributit për të mirën e atdheut’.

“Me pikëllim të madh morëm lajmin për ndarjen nga jeta të bacës Fazli Veseli, babait të bashkëluftëtarit tim, Kadri Veseli, që aktualisht ndodhet në Hagë, në mbrojte të luftës sonë çlirimtare.

Në emrin tim dhe të Nismës Socialdemokrate, i shpreh ngushëllime familjes Veseli, miqve dhe gjithë dashamirëve të të ndjerit”, ka shkruar tutje Limaj.

Pakënaqësi me Vetëvendosjen edhe në degën e Listës ‘Guxo’ në Istog: Nëse VV nuk i pranon kërkesat tona, kandidojmë vetëm në zgjedhje