Lajme

Limaj: Albin Kurti po kthehet në personin më përqarës mes shqiptarëve

04/14/2021 21:34
nga:Y I

Kryetari i Nisma Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka hedhur kritika në drejtim të Kryeministrit Albin Kurti, raporton Gazeta Blic.

Limaj ka thënë se Kurti po kthehet nga një person që ka qenë gjoja zëdhënës i bashkimit po kthehet në një person përqarës.

“Nga një njeri që ka qenë gjoja zëdhënës i bashkimit po kththet në një person përqarës. Kryeministri i vendit duhet t’i kthehet punëve të veta, smundet me shku ai në Shqipëri me than smë pëelqen ky Kryeministër. Me veprimet që po i bën atje ka me pas pasoja përqarëse për popullin shqiptar”

Tutje Limaj dha një arsye se pse Qeveria e Kosovës e ka bërë pikërisht tani mbylljen e vendit.

“Pushtetarët e Kosovës e kanë ba këtë mbyllje sepse kanë pas nevojë me shku në Shqipëri në fushatë” tha Limaj në Kanal 10 raporton Gazeta Blic.

Limaj: Mund të ketë marrëveshje politike mes Osmanit dhe Abdixhikut