Sporti

Lille triumfon ndaj PSG, fiton Superkupën e Francës

08/01/2021 21:56
nga:E K

Lille ka fituar në Superkupën e Francës ndaj PSG.

Skuadra e Lille ka fituar me rezultat minimal 1-0, shkruan GazetaBlic Sport.

Golin e vetëm në takim e realizoi, Xeka.

Xeka shënoi në minutën e 45’të të takimit me një goditje të fortë nga distanca.

PSG provoi të rikthej rezultatin dhe shënoi gol me anë të Icardit, por goli u anulua pasi sulmuesi ishte në pozicion jashtë loje.

Lille pasi u shpall kampion i Francës, fitoi edhe titullin e dytë për këtë sezon atë të Superkupës së Francës.

/GazetaBlic Sport/