Lajme

Ligji për Zyrtarët Publik, Tahiri: Sot po kapet politikisht administrata e shtetit

03/08/2024 10:25
nga:Sh R

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri ka thënë se demokracia në vend është në rrezik pasi sipas tij, qeveria po e sulmon administratën e shtetit.

Kështu deklaroi Tahiri pasi sot Qeveria e Kosovës e ka në miratim Ligjin për Zurtarët Publik. E ky ligj sipas Tahirit, u miratua pa asnjë ditë të konsultimit publik, pa përfshirjen e asnjë rekomandimi të vetë zyrtarëve publikë dhe pa trajtimin e sugjerimeve të BE-së.

Madje ai tha se sot, me këtë ligj po kapet politikisht administrata e shtetit.

Derisa renditi edhe disa prej pikave të cilat sipas tij, janë probleme fundamentale.

“Sot, Qeveria e Kosovës e ka në miratim Ligjin për Zyrtarët Publik në mbledhjen elektronike. Ky Ligj u miratua pa asnjë ditë të konsultimit publik, pa përfshirjen e asnjë rekomandimi të vetë zyrtarëve publikë dhe pa trajtimin e sugjerimeve të BE-së. Sot, me këtë ligj po kapet politikisht administrata e shtetit.

Postimi i plotë: