Ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj ka reaguar pas votimit në Kuvend të projektligjit për policinë ushtarake dhe Komisionerin Parlamentar, raporton Gazeta Blic.
Sipas tij këto dy projektligje janë edhe synim dhe objektiv që ushtria e Kosovës të jetë me standard profesionale dhe me synim të qartë drejt anëtarësimti në NATO.
Reagimi I pltoë:
Një ushtri e mirëorganizuar është ajo ushtri që ka mekanizma të brendshëm funksional rregullues dhe mbikqyrës të punës.
Në kuadër të kësaj, për ushtri të disiplinuar dhe për pjesëtarë shërbimi i të cilëve ndaj atdheut vlerësohet, gjatë seancës së sotme parlamentare u votua shqyrtimi i dytë i Projektligjit për Policinë Ushtarake në Forcën e Sigurisë së Kosovës si dhe shqyrtimi i parë për Komisionerin Parlamentar.
Këto dy projektligje janë vazhdimësi e punës së Qeverisë së Republikës së Kosovës, Ministrisë së Mbrojtjes dhe Kuvendit për të përmbushur objektivat tona të një ushtrie që plotëson standardet Euro-Atlantike, e vendosur drejt rrugës për anëtarësim në NATO.


