Sot, Gazeta Blic ka publikuar ekskluzivisht lajmin me titull “Ligji për pagat kthehet në pikën zero, MPB-ja themelon Ekip Punues për hartimin e draftit fillestar”.
Ky lajm mbështetet plotësisht në Vendimin e nënshkruar me 14 mars 2022 nga Sekretarja e Përgjithshme e MPB-së, Fahrije Tërnava – Sheremeti.
Në pikën e parë të këtij vendimi thuhet: “Themelohet Ekip Punues për hartimin e DRAFTIT FILLESTAR të Projekt-Ligjit për Pagat në Sektorin Publik”.
Disa orë pas këtij lajmi ka reaguar Ministria e Punëve të Brendshme, duke e quajtur lajmin tendencioz dhe të pavërtetë. Për më shumë, sipas MPB-së, ekipi i formuar ka për qëllim të monitorojë vijueshmërinë e procesit.
Prandaj, duke parë reagimin e MPB-së, Gazeta Blic sqaron lexuesit e saj se lajmi ynë mbështetet tërësisht në vendimin të cilin e kemi publikuar.
Është për keqardhje, që gazeta duhet të sqarojë përmes fjalorit shqip-shqip, domëthënien e vendimit të nënshkruar nga vetë MPB-ja.
Në vendimin e MPB-së thuhet se Ekipi Punues ka për detyrë që të “hartojë DRAFTIN FILLESTAR”, pra askund nuk përmendet se ky Ekip ka për qëllim “TË MONITOROJË VIJUESHMËRINË E PROCESIT”, siç thuhet në reagimin e kësaj ministrie.
Për të qenë korrekt, Gazeta Blic ja u sjell edhe kuptimin e fjalës FILLESTAR sipas fjalorit të gjuhës shqipe:

Gazeta Blic për të qenë korrekt dhe për të marrë më shumë detaje rreth këtij “grupi punues për hartimin e Draftit Fillestar të Ligjit për Paga” e ka kontaktuar MPB-në dhe vetë ministrin Xhelal Sveçla, por që nuk janë përgjigjur, duke mos dhënë asnjë informatë e asnjë sqarim.
Ministri Svecla pos që nuk u është përgjigjur thirrjeve të redaksisë, nuk i ka kthyer as SMS-at.
Në vazhdim e gjeni vendimin e MPB-së për krijimin e ekipit punues për hartimin e draftit fillestar të Ligjit për Paga.




