Teologu, Fitim Flukaj thotë se është i çuditur që deputët po e kërkojnë zbatimin për ligjin e fertilizimit të asistuar.
Flukaj në një intervistë për GazetaBlic thekson se, ky ligj është në kundërshtim me parimet islame dhe njerëzore.
“Pothuajse asnjë shtet nuk e ka aprovuar një ligj një gjë të tillë në mënyrën legale. Unë nuk njoh askënd prej parlamentarëve që nuk ka familje.Çuditem që dikush ka prindër, kërkon që krijohet një fëmijë që nuk ka baba. Kjo është në kundërshtim me parimet islame, por edhe me parimet njerëzore”, tha Flukaj.
Kjo çështje thotë teologu se nuk ju përket shqiptarëve.
“Familja pa babë e nënë, nuk është familje. Do të shkatrrohet i gjithë kombi dhe i gjithë vatani. Kjo nuk është iniciativë shqiptare dhe nuk na përket neve”, tha teologu për GazetaBlic.


