Sporti

Ligji kundër homoseksualëve ‘trazon’ Euro2020! Gjermania del haptazi kundër Hungarisë, pritet vendimi i UEFA

06/21/2021 14:41
nga:Lorik J

Stadiumi i Mynihut mund të ketë ngjyrë ylberi gjatë ndeshjes Gjermanisë-Hungarisë të mërkurën.

Megjithatë, UEFA ende nuk i është përgjigjur kërkesës së Gjermanisë në lidhje me këtë, përcjell GazetaBlic Sport.

Por ka një problem nga ana e hungarezëve. Këtë javë kryeministri hungarez vendosi të ndalojë promovimin e homoseksualitetit midis të miturve.

Një ligj i diskutueshëm i cili gjithashtu synon të ndalojë programet arsimore për fëmijët, reklama, libra, filma apo edhe seriale televizive në të cilat përmendet homoseksualiteti.

Një anëtar i rëndësishëm i një OJQ-je që synon të mbrojë komunitetin homoseksual dhe LGBT ka thënë për RMC Sport: “Rreziku është gjithnjë e më i pranishëm në radhët e homoseksualëve në Hungari. Ne ndihemi të rrezikuar. Nuk e di se çfarë do të sjellë e nesërmja për lirinë tonë. Qeveria dëshiron të heshtë me forcë të gjitha reagimet kombëtare”.

Komuna e Mynihut vendosi t’i shkruajë zyrtarisht UEFA të hënën për të kërkuar leje për të ndezur stadiumin e saj me ngjyrë ylberi në formën e mbështetjes për komunitetin LGBT të Mërkurën me 23 qershor gjatë ndeshjes kundër Hungarisë.

Një burim i afërt me UEFA i tha RMC Sport: “Ne jemi kundër të gjitha formave të diskriminimit ndaj të gjitha komuniteteve. Sapo ta marrim zyrtarisht këtë kërkesë, ne do ta studiojmë atë, deri më tani nuk kemi marrë asgjë.”

/GazetaBlic Sport