Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka ururar që të ketë ndryshime në krye të organizatave sindikale, siç po ka ndryshime në politikë.
“Uroj që ndryshime të ketë gjithandej, siç po bëhen ndryshimet në politikë, duhet të ketë ndryshime edhe në çdo sferë të jetës shoqërore dhe profesionale”, tha Kurti, kur u pyet lidhur me grevat që janë duke u organizuar nga sindikatat e shëndetësisë, dhe të tjerat që paralajmërojnë të tilla nëse nuk hyn në fuqi Ligji i Pagave.
Kurti u shpreh se këto ndryshime janë të mira për komunitetet që përfaqësohen nga këta individë.
“Kjo për shkak se jam bindur edhe punëtorët shëndetësor edhe qytetarët e Kosovës nuk mjaftohen që për shumë vite të vazhdojnë t’i përfaqësojnë të njëjtit njerëz, kushdo qofshin apo kudo që ata janë“, u shpreh ai.
Kryeministri Kurti ka konfirmuar se do të ketë takime me drejtuesit aktualë të sindikatave.
Ai u zotua se është duke bërë çdo gjë për të ju dalë në ndihmë punëtorëve shëndetësor.