Lajme

Ligji i Pagave është kthyer në pikën zero, reagon MPB: Draft ligji për paga është në finalizim

03/23/2022 18:58
nga:Genita C

Është raportuar se Ligji i Pagave është kthyer në pikën zero.

Ndaj këtij lajmi ka reaguar Ministria e Punëve të Brendshme, raporton GazetaBlic.

Përmes një shkrimi në “Facebook”, ata sqarojnë se lajmi është i pavërtetë.

NJOFTIMI I PLOTË:

Ministria e Punëve të Brendshme ju njofton se lajmi i publikuar për kthimin e Ligjit të Pagave në pikën zero është tendencioz dhe i pavërtetë.

Vendimi për themelimin e grupit që ka qarkulluar sot në mediume të caktuara është një obligim procedural që përcaktohet nga Rregullorja e Punës së Qeverisë ku caktohen personat që do të monitorojnë vijueshmërinë e procesit.

Zyrtarja e caktuar sipas këtij vendimi është e njëjta që ka përgatitur me ekipin draftin e Ligjit për Paga i cili tashmë është në finalizim.

Po e ritheksojmë se “Drafti është në finalizim, dokumentin do ta ndajmë me të gjitha mediat dhe grupet e interesit dhe do të jemi të hapur për sugjerime e bashkëpunime të shëndosha”.

Ekskluzive – Ligji për pagat kthehet në pikën zero, MPB-ja themelon Ekip Punues për hartimin e draftit fillestar (Dokument)

Besnik Tahiri: Kthimi në pikën zero i ligjit të pagave është edhe një mashtrim 365 ditorë i Albin Kurti

Kthimi i Projektligjit për Paga në ‘Pikën Zero’: Rrahman Jasharaj i SBASHK-ut paralajmëron greva në muajin prill