Gjatës ditës së sotme u raportua se Gjykata Speciale ka mbajtur ligjëratë me nxënësit e shkollës ‘Xhevdet Doda’ në Prishtinë.
Në lidhje me këtë çështje ka ardhur një reagim nga Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, OVL-UÇK.
Në reagimin e tyre thuhet se ‘kjo që po shohim nuk është ligjëratë e rastësishme, por përpjekje e qartë e Dhomave të Specializuara për “kontroll të dëmit” ndaj imazhit të tyre të rënduar, pas shkeljeve të njëpasnjëshme që i kanë bërë ndaj të drejtave themelore të të akuzuarve dhe ndaj vetë rendit kushtetues të Republikës së Kosovës’.
OVL-UÇK në reagim thekson se skena të tilla na përkujtojnë se, në mënyrë të ngjashme, dikur kanë vepruar edhe organet e pushtetit në ish-Jugosllavi.
“Kjo qasje e njohur e propagandës dhe presionit institucional nuk i shërben drejtësisë, por imponimit të një narrative të parapërgatitur” thuhet në reagimin e tyre raporton “Gazeta Blic”.
Reagimi i plotë:


