Lajme

Ligjërata e mbajtur nga Gjykata Speciale, Tahiri: Mosveprimi institucional është po aq i dëmshëm sa veprimi i gabuar!

01/29/2026 15:24
nga:Genita C

Arian Tahiri ka reaguar ndaj ligjëratës së mbajtur nga përfaqësues të Gjykatës Speciale në gjimnazin “Xhevdet Doda”, duke e cilësuar atë si përpjekje për relativizim dhe deformim të historisë së Kosovës, raporton GazetaBlic.

Ai theksoi se Lufta Çlirimtare e Kosovës ishte luftë për liri dhe jo projekt kriminal, duke kërkuar që institucionet arsimore të mos lejojnë ligjërata të njëanshme që, sipas tij, cenojnë kujtesën historike të brezave të rinj.

Postimi i plotë:

Jo rishkrimit të historisë në emër të “ligjëratave edukative”!

Në gjimnazin “Xhevdet Doda”, ligjërata e mbajtur nga Gjykata Speciale ishte me një tendencë të qartë për të relativizuar dhe deformuar historinë tonë kombëtare. Kjo nuk është edukim, kjo është ndërhyrje e rrezikshme në kujtesën historike të brezit të ri.

Historia e Kosovës nuk është temë për eksperimente politike apo narracione të imponuara. Lufta Çlirimtare e Kosovës ishte luftë për liri, jo projekt kriminal, dhe kjo e vërtetë nuk mund të zhbëhet me prezantime të njëanshme nëpër shkolla.

Shkollat duhet të jenë hapësira të dijes së balancuar, jo platforma ku lejohen ligjërata që abuzojnë me historinë dhe të vërtetën tonë kombëtare.

Mosveprimi institucional është po aq i dëmshëm sa veprimi i gabuar!