Sonte rikthehet magjia e UEFA Champions League me përballje të zjarrta në fazën “Play-Off”, ku disa nga emrat më të mëdhenj të futbollit evropian zbresin në fushë për të siguruar një hap drejt fazës tjetër.
Mbrëmja nis në orën 18:45 me supersfidën mes Galatasaray dhe Juventus, një duel që pritet të dhurojë emocione të forta dhe rivalitet të madh, transmeton GazetaBlic Sport.
Në orën 21:00 luhen disa takime njëkohësisht. Benfica përballet me gjigantin spanjoll Real Madrid, atje ku do të jetë edhe vëmendja e madhe. Dy skuadrat dhuruan spektakël në përballjen e tyre të fundit në Lisbonë dhe ashtu pritet të jetë edhe sot.
Ja përballjet e plota:

/GazetaBlic Sport/


