Liga e Kampionëve rikthehet sonte me ndeshje fantastike.
Kryendeshja e madhe do të zhvillohet në Stamford Bridge, atje Chelsea e pret skuadrën e Barcelonës, shkruan GazetaBlic Sport.
Pritet të jetë një ndeshje shumë e rivalizuar, me të dy ekipet që fituan ndeshjet e tyre në ligat përkatëse, në fundjavën që shkoi.
Juventusi i Zhegrovës luan në transfertë tek Bodo Glimt, kurse Napoli i Rrahmanit e pret skuadrën e Qarabag.
Ja të gjitha ndeshjet e sotme:



