Kundërshtari i Gjilanit në Conference League, Liepaja, ditën e sotme është eliminuar nga kupa e Letonisë pasi ka pësuar humbje të ‘turpshme’ nga ekipi i ligës së Parë, Grobina, me rezultat 2-1, transmeton Gazeta Metro.
Liepaja nuk është në një formë të mirë javët e fundit dhe këtë e dëshmoi më së miri edhe fakti i humbjes së sotme kundër Grobinas.
Ata kaluan në epërsi në minutën e 41’të me anë të sulmuesit, Arturs Karasauskas, megjithatë në fund të ndeshjes u befasuan shumë keq.
Në minutën e 84’të u barazua rezultati nga Kristers Volkovs dhe në fund u humb e gjithë sfida pasi që në minutën e 92’të mesfushori, Roberts Melkis, realizoi golin e fitores për Grobinan.
Kujtojmë se ndeshja kthyese mes Gjilanit dhe Liepajas do të zhvillohet të enjten më 14 korrik me fillim nga ora 16:00. Skuadra kosovare në sfidën e parë arriti të triumfonte me rezultat të ngushtë 1-0 në ‘Fadil Vokrri’.


