Robert Berisha dhe Nora Istrefi ka tash e sa vite që kanë përfunduar romancën e tyre.
Ani se nuk kanë qenë të lidhur ata janë takuar vazhdimisht shkak i vajzës së tyre Rene, shkruan GazetaBlic.
Kohëve të fundit është përfolur se Roberti ka nisur një romancë të re me bukuroshen Laureta Maqedonci.
Kjo e fundit duket se u bë “mollë sherri” mes Norës dhe Robertit sepse dyshja nuk ndjekin më njëri tjetrin në rrjetin social ‘Instagram’.
Ishte vetë Roberti që pak ditë më parë deklaroi që është i lumtur me jetën që po bën.
“Pas një pauze shumë të gjatë, 4 vite ku i kam kushtuar shumë kohë gocës, Renee-së dhe me angazhimet e mia, po ‘robi plaket kur do vetë’. Tani jam shumë i lumtur”, ka thënë këngëtari.
I pyetur se a ka mundësi që ai të bëjë dasmë u shpreh se nuk e ka ndërmend të shpenzojë.
“Jo, dasmë nuk do ketë. Është një harxhim që nuk ia vlen. Me ato lekë i kisha bërë dy muaj pushime. Nëse ajo (partnerja) më beson që me ato lekë do kalojë më bukur se në dasmë”.
Mbetet të shihet në vazhdim se a do e shtyjnë lidhjen e tyre Roberti dhe Laureta një hap më tej apo jo./GazetaBlic/


