Dhjetëra qytetarë nga lagjet Taukbashqe, Taslixhe dhe Velania morën pjesë në një takim me Lidhjen e Prishtinës, ku u prezantua vizioni i kësaj nisme politike, raporton GazetaBlic.
Fehmi Kupina dhe Ardian Krasniqi, kandidat për Kuvend Komunal, ndanë synimet e tyre për të ardhmen e kryeqytetit.
Kupina vlerësoi pjesëmarrjen dhe energjinë e qytetarëve, duke e cilësuar si motivim të fortë për vazhdimin e angazhimit të tyre.


