Sporti

Lidhja e madhe me Real Madridin, Luka Modric synon edhe një kontratë tjetër një vjeçare

12 orë më parë
nga:Mergim Rreci

Luka Modric dëshiron të vazhdojë te Real Madrid për një sezon tjetër.

Paraqitjet e tij të shkëlqyera dhe forma e tij fantastike mund të rezultojnë me një vit tjetër kontratë tek ‘Mbretërit’, shkruan GazetaBlic Sport.

Marrëveshja aktuale skadon në qershor 2025, por opsioni i tij i parë për verën mbetet të nënshkruajë kontratë të re.

Dëshira e qartë e lojtarit është të qëndrojë dhe të jetë sërish pjesë e skuadrës duke nënshkruar një marrëveshje të re deri në qershor 2026.

/GazetaBlic Sport/