Lidhja e Bizneseve të Kosovës bën thirrje për ndihmë urgjente për të luftuar zjarret që po rrezikojnë jetën dhe pronën e qytetarëve.
Ajo fton të gjitha kompanitë që kanë mundësi dhe pajisje të përshtatshme të kontribuojnë me mjete, pajisje, staf dhe mbështetje logjistike.
“Çdo ndihmë është e mirëseardhur dhe mund të bëjë një ndryshim të madh,” thuhet në njoftim
E plotë:
Thirrje për Ndihmë Urgjente
Ftojmë të gjitha kompanitë që kanë mundësi dhe pajisje të përshtatshme, që t’i bashkohen përpjekjeve për t’i dalë në ndihmë komunave , qytetarëve për të ndihmuar në ndaljen e zjarreve që po rrezikojnë jetën dhe pronën.
Çdo ndihmë është e mirëseardhur – qoftë me mjete, pajisje, staf ndihmës apo mbështetje logjistike. Solidariteti juaj mund të bëjë një ndryshim të madh në këtë situatë emergjente.
Bashkë për vendin tonë!


