Lajme

Lidhja e Bizneseve të Kosovës dhe komuna e Vitisë nënshkruajnë Memorandum Mirëkuptimi për Bashkëpunim

01/10/2025 21:31
nga:Y I

Lidhja e Bizneseve të Kosovës dhe Komuna e Vitisë kanë nënshkruar Memorandum Mirëkuptimi për Bashkëpunim.

Ky memorandum u nënshkrua sot nga kryetari i Vitisë, Sokol Haliti, dhe kryetari i Lidhjes së Bizneseve të Kosovës Besart Dreshaj.

“Objektivat kryesore të bashkëpunimit përfshijnë: Promovimin e prodhimeve dhe shërbimeve vendore;Lehtësimin e procedurave administrative për bizneset dhe përmirësimin e klimës së investimeve; Avokimin e përbashkët për nisma ligjore që adresojnë sfidat e komunitetit të biznesit; Promovimin e transparencës në proceset vendimmarrëse komunale; Koordinimin në zhvillimin e politikave që stimulojnë rritjen ekonomike dhe tërheqjen e investimeve;Angazhimin e bizneseve në adresimin dhe shqyrtimin e sfidave administrative dhe ligjore” thuhet në njoftimin e Lidhjes së Bizneseve të Kosovës raporton “Gazeta Blic”.

Dreshaj dhe Haliti theksuan rëndësinë e vazhdimit të këtij bashkëpunimi të përhershëm dhe shprehën përkushtimin e tyre për bashkërendimin e aktiviteteve në fushën e zhvillimit ekonomik të komunës, në të mirë të qytetarëve dhe komunitetit të biznesit.

Postimi i plotë:

Lidhja e Bizneseve të Kosovës dhe Komuna e Vitisë nënshkruajnë Memorandum Mirëkuptimi për Bashkëpunim

Sot, në Viti, Kryetari i Lidhjes së Bizneseve të Kosovës, z. Besart Dreshaj, dhe Kryetari i Komunës së Vitisë, z. Sokol Haliti, nënshkruan Memorandumin e Mirëkuptimit, duke shënuar një hap të rëndësishëm në forcimin e bashkëpunimit institucional dhe krijimin e një marrëdhënieje formale mes dy institucioneve.
Në këtë ngjarje, Lidhja e Bizneseve të Kosovës u përfaqësua nga Kryetari Besart Dreshaj, Hashim Deshishku-Nenkryetar , Mustaf Krasniqi- anetar, Astrit Gashi -anetar bordir dhe kordinatori i Lidhjes per Gjeneve, z. Xhavit Islami. Memorandumi synon krijimin e një platforme për bashkëpunim të vazhdueshëm dhe konkret mes Komunës dhe komunitetit të biznesit, me fokus të veçantë në promovimin e prodhimeve vendore, turizmit, lehtësimin e procedurave administrative për bizneset dhe përmirësimin e mjedisit të përgjithshëm biznesor në Viti.

Objektivat kryesore të bashkëpunimit përfshijnë:
• Promovimin e prodhimeve dhe shërbimeve vendore;
• Lehtësimin e procedurave administrative për bizneset dhe përmirësimin e klimës së investimeve;
• Avokimin e përbashkët për nisma ligjore që adresojnë sfidat e komunitetit të biznesit;
• Promovimin e transparencës në proceset vendimmarrëse komunale;
• Koordinimin në zhvillimin e politikave që stimulojnë rritjen ekonomike dhe tërheqjen e investimeve;
• Angazhimin e bizneseve në adresimin dhe shqyrtimin e sfidave administrative dhe ligjore.

Kryetari Dreshaj dhe Kryetari Haliti theksuan rëndësinë e vazhdimit të këtij bashkëpunimi të përhershëm dhe shprehën përkushtimin e tyre për bashkërendimin e aktiviteteve në fushën e zhvillimit ekonomik të komunës, në të mirë të qytetarëve dhe komunitetit të biznesit. Ky Memorandum shënon një fillim të ri në angazhimet e përbashkëta për përmirësimin e mjedisit ekonomik dhe mbështetjen e bizneseve në Viti.