Kryetari i Lidhjes së Bizneseve të Kosovës, Besart Dreshaj dhe dekani i Fakultetit Ekonomik, Driton Balaj, kanë firmosur Memorandum Bashkëpunimi me qëllim të vendosjes së ndërveprimit afatgjatë, raporton Gazeta Blic.
Sipas njoftimit, thuhet se me anë të kësaj marrëveshje, palët do të ndërtojnë lidhje të qëndrueshme në shkëmbimin e ekspertizës, përvojës dhe resurseve të përbashkëta për të forcuar lidhjen midis botës akademike dhe sektorit privat.
Pjesëmarres në këtë aktivitet ishin Dekani i Fakultetit, Driton Balaj, Kryetari i Lidhjes së Bizneseve, Besart Dreshaj si dhe përfaqësues të Lidhjes Bizneseve, Hashim Deshishku, Brahim Selimaj dhe Bekim Dauti.
Njoftimi i plotë:
Në vazhdën e marrëveshjeve, sot Kryetari i Lidhjes së Bizneseve të Kosovës, Msc.Besart Dreshaj dhe dekani i Fakultetit Ekonomik, prof. Dr. Driton Balaj, kanë firmosur Memorandum Bashkëpunimi me qëllim të vendosjes së ndërveprimit afatgjatë. 🖊
Me anë të kësaj marrëveshjeje, palët do të ndërtojnë lidhje të qëndrueshme në shkëmbimin e ekspertizës, përvojës dhe resurseve të përbashkëta për të forcuar lidhjen midis botës akademike dhe sektorit privat.
Nga ky memorandum, do të përfitojnë edhe studentët e Fakultetit Ekonomik, të cilëve do t’u mundësohet kryerja e praktikës, por edhe punësimi në kompanitë anëtare të Lidhjes së Bizneseve të Kosovës.
Ky partneritet synon të avancojë njohuritë në fushën e ekonomisë dhe financave, duke hapur rrugën për zhvillim ekonomik të qëndrueshëm.
Bashkëpunimi do të ofrojë mundësi të reja për studentët dhe të përmirësojë lidhjen midis teorisë dhe praktikës në botën e biznesit. Lidhja e fortë mes biznesit dhe arsimit është hapi i rëndësishëm drejt një zhvillimi më të madh ekonomik dhe profesional për të gjithë palët përfshirë.
Lidhja e Bizneseve të Kosovës mbetet e përkushtuar për të kontribuar për të fuqizuar sektorin privat dhe zhvillimin ekonomik të vendit.
Pjesëmarres në këtë aktivitet ishin Dekani i Fakultetit, Prof. Driton Balaj, Kryetari i Lidhjes së Bizneseve, Msc. Besart Dreshaj si dhe përfaqësues të Lidhjes Bizneseve, z. Hashim Deshishku, z. Brahim Selimaj dhe z.Bekim Dauti.
Nuk thuhet kot: ”Bashkëpunimi është çelësi i suksesit”. 🤝