Lidhja e Bizneseve të Kosovës ka shprehur kënaqësinë e saj për emërimin e Bernard Çobaj në pozitën e Ambasadorit të Malit të Zi në Republikën e Kosovës.
Ky emërim është përshëndetur si një lajm i mirë dhe një tregues i qasjes pozitive dhe të hapur të Malit të Zi ndaj Kosovës, duke theksuar angazhimin e tij për forcimin e marrëdhënieve bilaterale.
Lidhja e Bizneseve të Kosovës ka shprehur besimin se, së bashku me Ambasadorin Çobaj, do të kontribuojnë në forcimin e marrëdhënieve dhe në rritjen e shkëmbimeve tregtare mes dy shteteve. Gjithashtu, Lidhja ka shprehur gatishmërinë për të mbështetur çdo iniciativë që kontribuon në zhvillimin dhe prosperitetin e Kosovës dhe Malit të Zi.



