Lajme

Lidhja Demokratike e Kosovës, duke shqyrtuar ftesën e Kurtit për takim

05/11/2024 15:24
nga:Sh R

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i ka ftuar në një darkë pune liderët e tri partive parlamentare opozitare (LDK, PDK dhe AAK) për të diskutuar rreth përmbushjes së agjendës legjislative për sezonin pranveror.

Zëdhënësi i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besian Mustafa, në një prononcim për GazetaBlic, konfirmoi se kanë pranuar ftesën e kryeministrit Kurti për takim.

“Konfirmoj që kemi pranuar ftesën e z.Kurti. Për detaje tjera ju njoftojmë me kohë”, tha Mustafa për GazetaBlic.

Kujtojmë se edhe  nga Partia Demokratike e Kosovës kanë konfirmuar për “Gazeta Blic” se do të marrin pjesë në takim.

 

Partia Demokratike e Kosovës pranon ftesën e Kurtit për takim

Kurti fton në darkë pune liderët e tri partive opozitare, tregon për çka do të bisedojnë