Kupa e Botës 2022

Lichtsteiner motivon Zvicrën: “Mund të ëndërroni, kemi Xhakën dhe Freuler”

12/06/2022 13:15
nga:Lorik J

Këtë mbrëmje Portugalia përballet me Zvicrën në raundin e eliminimit të Kupës së Botës 2022.

Stefan Lichtsteiner është i sigurt në performancën e Zvicrës, të cilëve u mungon kalimi në çerekfinale që nga viti 1954, kur ishin nikoqirët, përcjell GazetaBlic Sport.

“Është bukur të ëndërrosh, sepse në futboll gjithçka është e mundur dhe madje edhe Kupa e Botës në Katar e vërtetoi atë. Tani boshllëqet midis ekipeve të mëdha kombëtare dhe të tjerëve janë ngushtuar dhe madje Zvicra mund të ndjek një rezultat të shkëlqyeshëm”, tha Lichtseiner për La Gazetta Dello Sport.

“Freuler dhe Xhaka qenë pikat tona të referencës për vite me rradhë, por lojtarët e tjerë po shprehen gjithashtu në nivele të shkëlqyera. Embolo po zhvillon një Kupë të Madhe Botërore”, përfundoi ai.

/GazetaBlic Sport