Lajme

“Liburn Aliu është me një këmbë brenda, e një jashtë VV-së”

10/02/2024 09:27
nga:G B

Anëtari i PSD-së, Azdren Shala, në emisionin “Ora Shtatë” ka folur për ngjarjet e fundit, si vonimi i pagave për sektorin publik dhe çështjen e ushqimit të ushtarëve të FSK-së.

Shala në një moment gjatë debatit, tha se ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, është me një këmbë brenda dhe një këmbë jashtë Vetëvendosjes.

“Labi nuk është duke e goditur rastësisht Liburnin, pasi Liburni është me një këmbë brenda Vetëvendosjes, me një këmbë jashtë”, tha ai.