Lajme

Liburn Aliu “eliminohet” nga Albin Kurti, mbetet jashtë listës së VV-së

12/12/2024 00:51
nga:Gazeta Blic

Lëvizja Vetëvendosje ka publikuar listën për deputetë për zgjedhjet e 9 shkurtit.

Në listë prin Albin Kurti, pastaj Glauk Konjufca, e më pas numrin tre e mban Donika Gërvalla.

Në listën e VV gjendet edhe ish-kryteari i Mitrovicës, Agim Bahtiri.

Por, aty nuk figuron emri i ministrit të Infrastrukturës, një nga aktivistët më të hershëm të VV, Liburn Aliu. Po ashtu nuk do të garojë as Besnik Bislimi, zëvendëskryeministri i Qeverisë Kurti.

Ministrat Albulena Haxhiu, Hekuran Murati, Xhelal Sveçla e Faton Peci do të jenë pjesë e listës.

Ndërkaq, Avni Dehari do ta mbajë numrin 4 në listë.

Gjithashtu, në listë do të jetë edhe trajneri Bylbyl Sokoli, i cili iu bashkua gjatë ditës Vetëvendosjes.

Zgjedhjet e 9 shkurtit/ Këta janë kandidatët për deputetë të Vetëvendosjes