Lajme

Liburn Aliu e kthen Radojiçiqin në diskurs: S’kemi lidhur kontrata me të, dikur endej lirshëm në zyre të Kryeministrave

10/03/2024 14:17
nga:N K

Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka shpërndarë një vendim që ministria e kishte marrë në vitin 2021 lidhur me kompaninë e Milan Radojiçiqit “RAD D.o.o për ta hequr nga konsorciumi për mirëmbajtjen e rrugëve nacionale.

Aliu ka thënë se përveç që ia kanë shkëputur kontratat ku ka qenë në konsorcium me kompani të tjera, Ministria s’ka lidhur asnjë kontratë me kompaninë e Radojiçiqit.

“RIKUJTIM: Përveç që nuk kemi lidhur asnjë kontratë me kompaninë e Radoiçiqit, ne ua kemi shkëputur edhe ato ku ajo ka qenë në konsorcium.Me neve në qeverisje jo veç kompania e tij, por edhe vet Radoiçiqi është në listë zezë”, ka shkruar Aliu.

Ai tutje ka thënë se dikur Radojiçiq endej lirshëm nëpër Prishtinë dhe ka qëndruar edhe në zyrë të kryeministrave, derisa sot s’shkon as në Veri.

“Dikur ai endej lirshëm në Prishtinë dhe madje edhe zyre të Kryeministrave. Fitonte edhe tenderë. Tani nuk shkon dot as në veri”, ka shkruar Aliu.