Lajme

Librun Aliu anuloi vendimin e Pal Lekajt, kështu arsyetohet me letra për taksën prej 5 eurosh (Dokument)

07/16/2021 11:51
nga:Gazeta Blic

Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe e Infrastrukturës e drejtuar nga Liburn Aliu para më shumë se një muaji e ka anuluar vendimit e marrë më 2019, që e ndalonte vendosjen e taksës prej 5 eurove për secilin automjet që regjistrohet në Kosovë.

Gazeta Blic e ka siguruar vendimin e sekretarit të përgjithshëm të kësaj ministrie, Izedin Bytyqi, i cili mban datën 7 qershor 2021, e përmes të cilit anulohet vendimi i kësaj ministrie i marrë në tetor 2019, kohë kur kjo ministri drejtohej nga Pal Lekaj i AAK-së.

Në vendimin e siguruar nga Gazeta Blic thuhet se “Anulohet vendimi nr. 1/11756, I datës 04.10.2019 për Anulimin e Raportit nr.07/10612 datë 12.11.2018 të komisionit për vlerësimin e ofertave për shërbimin me ‘Tiketë Ngjitëse”.

Në arsyetimin e këtij vendimi,  sekretari Bytyqi jep dy arsye kryesore.

E para ka të bëjë me Ligjin për Procedurën e Përgjithshme Administrative dhe  e dyta, ka të bëjë me Zyrën Ligjore të Kryeministrit të Kosovës.

“Vendimi i datës 04.10.2019 (i cili mban edhe datën 04.11.2019) i marrë nga Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Infrastrukturës, i referohet anulimit të Raportit të komisionit të vlerësimit të ofertave për shërbimin me “Tiketë Ngjitëse”, që si akt real nuk mund të anulohet me një akt administrativ (vendim), dhe si i tillë ky vendim bie në kundërshtim me LPPA”, thuhet ndër të tjera në arsyetimin e vendimit të sekretarit Bytyqi.

Gazeta Blic ja u sjell të plotë vendimin e anulimit:

Ndryshe, vendosja e taksës prej 5 eurosh nga ana e Ministrisë që drejtohet nga ana e Liburn Aliut ka nxitur reagime të shumta.

Opozita e ka akuzuar ministrin Liburn Aliu për vendosjen e kësaj takse, si zhvatje për qytetarët.

5 euro shtesë për regjistrim, Pantina: Dikush pasurohet, qytetarët paguajnë