Lajme

Libri me kujtimet e Boris Johnson, nga Covidi te Kosova

10/04/2024 07:07
nga:Sh R

Libri me kujtimet e Boris Johnsonit, i quajtur “Unleashed”, vjen në 772 faqe me plotë rrëfime e kujtime nga ish-kryeministri britanik.

“The Guardian” ka nxjerrë pesë gjërat kryesore nga ky libër, ku Kosova zë vend në një prej kapitujve të tij.

“Ndonëse mund ta keni marrë librin për të lexuar mbi dramën e Brexitit apo për turpin e ‘Partygate’, Johnson dëshiron që ju të dini se i ka peshuar shumë çështjet gjeopolitike”.

“Ka kapituj për Kosovën, ku ai po raportonte për ‘Telegraph’ kur trupat e NATO-s hynë (në Kosovë), për pushtimin e Irakut, (‘një aventurë arrogante, mendjemadhe dhe e lindur keq’), Libinë dhe Sirinë, ku ne ‘vërtetë e goditëm Assadin’ kur Johnson ishte sekretar i jashtëm – për çka ai thotë se ishte më e shumta që perëndimi ka mundur të bëjë në ato rrethana”, shkruan “Guardian”.

Ndër të tjera, “Guardian” thotë se Johnson ka shprehur indinjatën e tij kur “Torries” e kishte braktisur. Po ashtu, ish-kryeministri britanik ka rrëfyer se ka qenë hezitues për Rishi Sunak.

Johnson po ashtu flet edhe për aferën “Partygate”, që kanë të bëjnë me ndejat e organizuara gjatë COVID-19, kur lëvizja ishte e kufizuar.

Megjithatë, ai nuk shfaq shumë keqardhje për pandeminë. /Klan Kosova