Showtime

Liberta Spahiu zbulon një pjesë shtëpisë së BBVK-së

11/23/2022 09:54
nga:G C

Tash e disa muaj është duke u paralamëruar startimi i spektaklit “Big Brother Vip Kosova”.

Tani zyrtarisht është zbuluar se më 5 dhjetor do të futen banorët e parë në shtëpinë më të famshme të momentit “Big Brother Vip Kosova”.

Deri në nisjen e këtij spektakli të gjithë janë kurioz për pamjen e shtëpisë së famshme ku do të marrin pjesë shumë VIP-a shqiptarë.

Moderatorja e njohur, Liberta Spahiu ka publikuar një cep të shtëpisë ku duket njëra nga kamerat në një dhomë ngjyrë lejla e kombinuar me portokalli.