Lajme

“Liberalizimi ka ndodhë pardje”/ Batusha i VV-së: Pas katër viteve po merr kuptim kjo fjalë e famshme

01/03/2024 15:14
nga:G B

Deputeti i VV-së, Agon Batusha, ka ironizuar lidhur me liberalizimin e vizave dhe deklaratën që e kishte dhënë kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj vite më parë, se liberalizimi ka ndodhur pardje, raporton Gazeta Blic.

Ai përmes një postimi në Facebook, ka thënë se kjo fjalë e famshme po merr kuptim tani, katër vite më pas.

Postimi i tij i plotë:

Liberalizimi i vizave ka ndodh pardje. Urime!

Po po ka ndodh.

Tek pas katër viteve po merr kuptim kjo fjalë e famshme.