Komiteti i Parlamentit Evropian për Liritë Civile, Drejtësinë dhe Çështjet e Brendshme, të enjten do ta ketë në rend të ditës liberalizimin e vizave për Kosovën.
Kjo është bërë e ditur edhe nga eurodeputeti, Thijs Reuten.
Ai me këtë rast ka bërë thirrje që të votohet në Komision, këtë të enjte.
“Pas marrëveshjes së shumëpritur me shtetet anëtare të BE-së për liberalizimin e vizave për Kosovën dhjetorin e kaluar, ne do të vazhdojmë me ritmin në Parlamentin Evropian. Votoni në komision?? këtë të enjte!”, shkroi në Twitter eurodeputeti Thijs Reuten , negociuesi dhe raportuesi për liberalizim të vizave për Kosovën nga Holanda.
Ndryshe ambasadorët e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian gjatë takimit në Bruksel në dhjetor kanë miratuar marrëveshjen e arritur më parë në mes Këshillit të BE-së dhe Parlamentit Evropian për liberalizimin e vizave për Kosovën, transmeton lajmi.net.
Tutje kjo marrëveshje duhet të votohet në Komision për Drejtësi dhe Liri qytetare (LIBE) në Parlamentin Evropian, e më pas edhe në seancë plenare.
After the long awaited agreement with EU member states on visa liberalization for Kosovo last December, we will keep up the pace in the European Parliament. Vote in committee??this Thursday! ????? https://t.co/vBd1YjybCo
— Thijs Reuten ??? (@thijsreuten) January 9, 2023


