Lajme

Liberalizimi i vizave për Kosovën nuk përmendet në draftkonkluzionet e Samitit të BE-së

06/22/2022 10:49
nga:Gazeta Blic

Të enjten dhe të premten në Bruksel do të mbahet samiti i vendeve të BE-së.

Por në draftkonkluzionet për këtë samit nuk përmendet askund çështja e liberalizimit të vizave për Kosovën.

KlanKosova.tv i ka parë këto draftkonkluzione ku ndër të tjera përmendet pika e dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë drejt një marrëveshje për normalizim të plotë të marrëdhënieve.

“Bashkimi Evropian shpreh angazhimin e plotë dhe pamëdyeshje për perspektivën e anëtarësimit e Ballkanit Perëndimor dhe thërret për përshpejtim të procesit të anëtarësimit”, shkruan në njërën nga pikat.

“Lufta” e brendshme në Fakultetin Juridik në Universitetin e Mitrovicës, rrezikon regjistrimin e studentëve të rinj