Ish-kryeministri i Kosovës, Behgjet Pacolli ka reaguar ndaj lajmit se ka kaluar propozimi për liberalizimin e vizave në janar të vitit 2024, raporton GazetaBlic.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Pacolli thotë se kjo është e tepërt dhe me këtë vendim nuk po respektohen qytetarët e Kosovës.
“Liberalizimi i vizave për Kosovën vetëm në janar 2024 është e tepërt!! Pa asnjë respekt për qytetarët kosovarë, në mes të Evropës, qytetarë që vazhdojnë të mbahen të mbyllur, pa asnjë arsye. Gjithë kjo shtyrje e pritje për qejfin e dikujt që Kosovën as nuk e ka njohur si shtet të pavarur”, shkroi Pacolli.
“Sinqerisht turp!! Tani mos të flasim për vlera demokratike. Qytetarët e Kosovës do të presin edhe një vit por çka do të ndryshon, çka do të jetë ndryshe pas një viti? Mendoj që nga fillimi është dashtë që Shqipëria të lëshon masovikisht pasaporta edhe për qytetarët tonë, atë që e ka bërë Rumania për Moldavinë”, tha tutje Pacolli.


