Viti 2024 po shihet si moment final i liberalizimit të vizave për Kosovën, ku qytetarët mund të lëvzin lirshëm. Por do të ketë apo jo ikje masive të të rinjve nga vendi, psikologia, Ema Sallahu-Kqiku thotë se Kosova do të ballafaqohet me një ikje të pa parashikuar.
Sallahu në një prononcim për GazetaBlic thotë se, kriza ekonomike është temë pothuajse në çdo shoqëri.
“Fatkeqësisht mendoj se po, do të ballafaqohemi me një ikje të pa parashikuar.Shumë të rinjë jane duke u ballafaquar me gjërat elementare për jetë, sidomos pas situatës se krijuar në botë ka qenë e vështirë për të gjithë rimëkëmbja. Sot çdo i ri e ka temë të ditës shtrejtimin e të gjitha gjërave dhe ballafaqimin me jetën socioekonomike, ngase nuk kanë të ardhura të mjaftushme dhe të sigurta”, tha ajo.
Sipas Sallahut lëvizja e lirë në Evropë hap shumë rrugë për t’u shkolluar dhe punuar, por sipas saj nëse liberalizimi i vizave do të ndodhte më herët atëherë qytetarët do të riktheheshin në Kosovë, për të dhënë kontributin e tyre.
“Sikur të ndodhte më herët Liberalizimi unë mendoj se secili i ri duke e përfshirë edhe veten do të na u hapshin shumë rrugët për një mirëqenie me të mirë mes Europës dhe Kosovës për tu kthy në vendin tonë, për të dhënë kontributin si në profesion ashtu edhe në bisnes, pasi levizja e lirë hap shume rrugë si për t’u shkolluar, si për të punuar, mirëpo tani është bërë shumë, pritja i ka dëshpruar shumë qytetarët”, shtoi Sallahu.
“Nëse vazhdohet me këtë ritëm, mendoj se do të shkojnë shumë vite pëe t’i arritur synimet për të pas prespektivë në Kosovë. Unë mendoj se dy gjenerata do të sakrifikohen për të pasur një mirëqenie e një të ardhme të mirë e të sigurtë”, tha Sallahu.
Sallahu shpreson se sa më shpejt të parandalohet ky fenomen.
“Efekti lidhet me atë që e ceka më lart se secili është duke pritë me padurim që të ndryshojë mirëqenien e tij financiare sidomos për të pasur siguri në shëndetsi, si gjë elementare në Arsim dhe në jetën në përgjithësi. Shpresoj që sa më shpejt të parandalohet ky fenomem i ikjeve të kuadrove cilësor dhe të kualifikuar nëpër vendet e huaja, të u ofrohen kushte për t’i shërbyer vendit tonë.Të mos jenë të harruar nga pushtetet, e mos të ju mbetet zgjidhja e vetme IKJA”, tha Sallahu për GazetaBlic.
Ndërsa psikologu Rron Kastrati nuk e sheh këtë fenomen si ikje, por si një mundësi që ju jepet të rinjve për të parë se me çka ballafaqohet Evropa.
Kastrati në një prononcim për GazetaBlic thotë se, pavarësisht kësaj shkaqet ekonomike kanë bërë që pjesë e shoqërisë të largohet nga Kosova dhe të vazhdojë jetën në vendet perëndimore.
“Duke analizuar gjithë tranzicionin politik që nga pas lufta e deri më sot, duke i vënë theksin vështirësive socio-ekonomike, krizave poltike apo një politik bërje krejtësisht eksperimentale dhe kjo ka rezultuar me pasoja socio-emocionale të shoqërisë kosovare, nga të gjitha këto vështirësi, Kosova ka arritur të tejkalojë shumë sfida jo vetëm vendore por edhe ndërkombëtare. Megjithëse njerëzit që kanë migruar në vendet tjera, nuk kanë arritur t’i rezistojnë këtyre problemeve dhe shumë e natyrshme që e drejta e tyre njerëzore i ka detyruar të ndryshojnë vendbanim”, tha Kastrati.
“Shkaqet me fokus kanë qenë ekonomike, por njëkohësisht ata që kanë migruar në vendet tjera, këtë ikje e cilësonin shpëtim sepse në Kosovë nuk gjenin mundësi depërtimi në një vend të shëndosh pune. Arsimimi ka qenë krejtësisht eksperimenatal, derisa jemi përshtatur në kushtet të favorshme, por akoma sot po përballemi me vështirësi dhe bllokime të grevash”, shtoi Kastrati.
Kastrati teksa foli për votimin e sotëm unanim të Këshillit të Evropës për liberalizimin e vizave për Kosovën, shton se vendet perëndimore do të avancojnë të rinjtë e Kosovës në profesionin e dijen e tyre.
“Duke marrë parasysh votimin unanim të Këshillit të Evropës për liberalizimin e vizave për Kosovës, unë mendoj që ikjën e të rinjve nuk e shoh vetëm për shkaqe ekonomike, por ta parë botën shumë më ndryshme sepse në vendin tonë gjërat kanë qenë të kufizuara. Një i ri që të avancojë tutje në profesionin e tij të dije, zanatin e aftësive profesionale mund të prodhojë produktivitet edhe në vendet perëndimore”, tha Kastrati.
“Këtë nuk do ta konsideroja ikje, por një mundësi për të rinjtë që të shohin personat në vendet perëndimore në qfarë kushte e qfarë rrethanash jetojnë. E drejta e personave për të ndryshuar vendbanim nuk mund të cenohet, andaj institucionet vendore duhet që të zgjerojnë hapësira për mundësi punësimi, të shërbejnë me bursa studentët e dalluar, të nxisin të rinjtë për të avancuar kapacitetet e tyre”, shtoi Kastrati.
“Ikja e të rinjëve nga Kosova është një temë e përditshme, ku këtu ka ndikuar edhe mënyra se si janë rritur e edukuar. Tek të rinjtë nga ndikuar depresioni kolektivisht i shoqërisë dhe mendimet vrastare. Këto elemente i bëjnë të rinjtë të largohen jashtë vendit, sepse nuk gjejnë mbështetje të mjaftushme psikologjike dhe emocionale, jo vetëm nga institucionet, por edhe nga familja. Me liberalizimin e vizave vjen një provë e re, të shikojnë perëndimin, të shohin se a mund të ja dalin mban apo jo. Ikja e të rinjvë mund të rezultojë me vlera jo të mirëseardhura për shtetin tonë, por nëse Institucionet shohin një shifër enorme të ikjes së tyre nga Kosova, do të kuptojnë që funskioni i tyre duhe të ripërditësohet”, tha Kastrati për GazetaBlic.
Ish-ministrja e Integrimeve Evropiane tregon fazat e fundit të liberalizimit të vizave për Kosovën