Njohësit e rrethanave politike në vend, vlerësojnë se vizita e nesërme e kancelarit gjerman Olaf Scholz në Kosovë, është shumë e rëndësishme për vendin.
Sipas tyre, shteti gjerman ka marrë një rol të rëndësishëm në lehtësimin e dialogut Kosovë – Serbi.
Analistja, Shqipe Pantina, thotë se liberalizimi i vizave ndërlidhet me procesin e dialogut Kosovë-Serbi dhe se kjo mund ta vonoj liberalizimin, pasi që, sipas saj, Kurti nuk po tregon vullnet për dialogun.
“Vizita e kancelarit Scholz është shumë e rëndësishme dhe padyshim lajm i mirë që konfirmon interesin e Gjermanisë për Kosovën, por edhe Ballkanin në përgjithësi. Liberalizimi i vizave për Kosovën tashmë është një e drejtë që për disa vite po i mohohet Kosovës, Gjermania ka qenë pozitive, por janë disa vende si Franca psh që kanë hezituar. Kam frikë se liberalizimi i vizave do të ndërlidhet me procesin e dialogut me Serbinë dhe kjo mund ta vonoj liberalizimin, pasi KM Kurti nuk po tregon vullnet që përmbajtësisht të përkushtohet në dialog”, deklaron Pantina për GazetaBlic.
Nga ana tjetër politologu Fidan Ukaj, thotë se vizita e kancelarit tregon se Gjermania është e interesuar që Ballkani Perëndimor përmes procesit të Berlinit t’i bashkohet BE-së.
“Gjermania kohëve të fundit ka marrë një rol të rëndësishëm në lehtësimin e dialogut Kosovë – Serbi. Vizita e kancelarit gjerman në Kosovë e rajon, tregon se Gjermani është e interesuar që Ballkani Perëndimor përmes procesit të Berlinit t’i bashkohet Bashkimit Evropian. Sa i përket dialogut, Gjermania ka qenë e qart dhe vazhdon të jetë e tillë, se palet duhet t’i kthehn dialogut për të arritur një marrëveshje gjithëpërfshirëse”, thotë ai për GazetaBlic.
Ukaj shprehet optimist se së shpejti mund të kemi lajme të reja rreth liberalizimit të vizave për Kosovë.
“Gjermania dhe kancelari i din mirë kërkesat e qytetarëve të Kosovës për liberalizim të vizave, e po ashtu Komisioni Evropian në dy rekomnadimet e tij ka dhënë vlërsime se Kosova i ka plotësuar të gjitha kushtet e kriteret për liberalizim vizash dhe duke u nisur nga kjo dinamik, une besoj se mund të kemi së shpejti lajme të reja rreth liberlizim të vizave për Kosovën”, deklaron ai.
Ndryshe, pas Kosovës e Serbisë, më 11 qershor, kancelari gjerman niset për në Maqedoninë e Veriut dhe më pas për në Bullgari.
Temat që Scholz i diskuton të premten në Kosovë


