Ky është viti i fundit që kompanitë me mbi 50 punëtorë ose me qarkullim mbi 10 milionë euro, do të furnizohen me tarifa të rregullta, thotë kryetari i Bordit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë, Ymer Fejzullahu.
Derisa thekson se deri më tani nuk ka asnjë arsyeje për shtyrje të afatit sa i përket vendimit për procesin e liberalizimit të tregut të energjisë. Pra, do të dalin në tregun e hapur të energjisë nga 1 qershori.
Në një intervistë për KosovaPress, Fejzullahi, derisa jep më shumë detaje për vendimin, thekson mundësinë për një shtyrje të afatit të dorëzimit të dokumentacionit për bizneset e vogla që nuk kanë dorëzuar ende dokumentet e nevojshme për të vijuar furnizimin me tarifa të rregulluara
Fejzullahi foli edhe për propozimin e shtrenjtimit të çmimit të energjisë elektrike në vend për rreth 15 për qind muajin e ardhshëm.
Sipas ZRrE-së, paralajmërimi lidhur me ndryshimin e procesit të liberalizimit të tregut të energjisë, është që vitin e kaluar, por për shkak të krizës energjetike dhe pandemisë, procesi është shtyrë deri më tani. Fejzullahu nënvizoi se kjo lëvizje do t’i japë mundësi bizneseve të zgjedhin vetë furnizuesit e tyre dhe të negociojnë çmime më të favorshme.
.


