Komuniteti LGBTQI+ sot do të mbaj një aksion rrugor me moton “EDHE NË SHTET EDHE NË FAMILJE”, raporton GazetaBlic.
Në njoftimin e fundit për medie, është bërë e ditur se arsyeja kryesore e kësaj nisme është që të festohet për familjet që i kanë pranuar dhe të protestohet kundër familjeve që shtypin fëmijët e tyre.
NJOFTIMI I PLOTË:
Sot prej ores 16:00 ne sheshin Zahir Pajaziti ne Prishtine, përmes një aksioni rrugor ju sjellim storiet e sfidave të personave LGBTQI+. Këto storie të pranimit të vetës tregojnë rezistencën që e kemi në një vend ku shoqëria dhe familja në thelb janë heteronormative dhe patriarkale. E njëkohësisht, përmes këtyre storieve festojmë për familjet që na kanë pranu dhe ato që i kemi zgjedhë. Përmes këtyre storieve protestojmë kundër familjeve që shtypin fëmijët e tyre.
Java e Krenarisë 2022 mbahet nga 06 deri në 09 qershor, dhe përmes diskutimeve, ekspozitave artistike, aksioneve rrugore, festave e protestave do t’i bëj bashkë personat queer dhe aleatët për të treguar se jemi qytetarë të këtij shteti e pjesë e çdo familjeje kosovare.


