Besnik Krasniqi është “Njeriu i momentit” tek skuadra e Prishtinës.
Përveç se është një siguri e madhe e skuadrës në vijën e mbrojtjes, po bën punë të jashtëzakonshme edhe në sulm.
Duket të jetë fakt interesant, por ai është golashënuesi më i mirë i kësaj skuadre, me gjashtë golat e tij, duke qenë vendimtar në shumë ndeshje, ku janë fituar edhe pikët.
Në një prononcim për GazetaBlic Sport, Krasniqi tha se kanë shumë cilësi në skuadër dhe beson se mund ta mbrojnë titullin e kampionit.
“Mendoj se kemi shumë cilësi dhe mund ta mbrojmë titullin, duhet të kemi kujdes dhe të jemi të vëmendshëm, sepse nuk na lejohet të gabojmë”, tha fillimisht Krasniqi.

Më pas ai foli edhe për ndeshjen e kësaj fundjave me Gjilanin, ku tha se do të shkojnë për rezultat pozitiv dhe se janë të përgatitur maksimalisht për këtë ndeshje.
“Sa i përket ndeshjes me Gjilanin, është një ndeshje shumë e fortë, do të shkojmë si çdo ndeshje për rezultat pozitiv dhe jemi duke u përgatitur maksimalisht për këtë takim”, përfundoi Krasniqi.
/GazetaBlic Sport/


