Lajme

Lezhë, vazhdojnë të mbesin të përmbytura rreth 2,350 hektarë tokë

11/24/2022 17:13
nga:G B

Situata është vështirësuar më tepër mëngjesin e sotëm në shkollën fillore “Nënë Tereza” në Lezhë, ku për shkak të reshjeve të dendura të shiut që kanë rënë gjatë natës, uji ka bllokuar totalisht hyrjen kryesore të shkollës.

Nxënësit janë detyruar të kalojnë kangjellat për t’u futur brenda dhe realizuar mësimin. Prej pesëditësh në bashkinë e Lezhës janë të mbuluara nga uji rreth 2,350 hektarë tokë, ku më të dëmtuara janë tokat e Zadrimes apo Torovicës.

Në lagjen e ish-kampit vijojnë të jenë të izoluar 30 familje, si shkak i bllokimit të rrugës që lidh këtë lagje me fshatin Malecaj apo Torovicën./tch/