Sporti

Lewis Hamilton: Kam dhënë gjithçka nga vetja sot, megjithatë urime për Max Verstappen

12/12/2021 16:25
nga:Lorik J

Me fytyrë të mërzitur, britaniku Lewis Hamilton (Mercedes) nuk e fshehu zhgënjimin që humbi mundësinë për të ruajtur titullin, në garën e fundit të vitit, në Abu Dhabi në Formula 1.

“Së pari, urime Maxit, mendoj se kemi bërë një punë të mrekullueshme këtë vit. Urime ekipit tim, ata kanë punuar shumë, jam shumë krenar dhe mirënjohës që jam pjesë e këtij ekipi. Jam ndjerë mirë në makinë muajt e fundit. Ne dhamë gjithçka, nuk u dorëzuam kurrë. Ju uroj të gjithëve Krishtlindjet dhe kujdesuni për veten për shkak të pandemisë. Shihemi vitin e ardhshëm…”, ka thënë Lewis Hamilton.

Vlen të theksohet se Max Verstappen u kurorëzua për herë të parë kampion bote në Formula 1, duke e mposhtur Lewis Hamiltonin.

/GazetaBlic Sport