Sporti

Lewis Hamilton apo Max Verstappen, Kevin De Bruyne i jep mbështetjen e tij pilotit të Red Bull-it

12/10/2021 22:41
nga:Mergim Rreci

 

Futbollisti i mirënjohur, Kevin De Bruyne i ka dërguar një mesazh pilotit të “Formula 1”, Max Verstappen, të cili i ka uruar fat në garën e fundit.

Verstappen do të ketë një garë direkte me kampionin aktual, Lewis Hamilton, ditën e dielë, shkruan GazetaBlic Sport.

Momentalisht ata kanë pikë të njëjta dhe gara e fundit do të jetë vendimtare për titullin kampion.

De Bruyne duket i vendosur në përkrahje të Max Verstappen.

Në rast se në garën e fundit asnjë pilot nuk do të marrë pikë, atëherë do të jetë Verstappen që do të fitojë, sepse ka triumfuar në më shumë gara këtë sezon. Në këtë sezon, të dy pilotët janë përfshirë disa herë në incidente.