Sporti

Lewandowski vlerëson Xavin: Ishte një lojtar i jashtëzakonshëm, kurse tani po udhëheqë jashtëzakonisht mirë ekipin

02/10/2023 17:21
nga:E K

Robert Lewandowski vlerësoi lartë cilësitë e Xavi.

Gjatë një interviste, sulmuesi polak u shpreh se trajneri spanjoll me përvojën e tij po e udhëheqë klubin drejt sukseseve duke shtuar se ai të bën të dallosh diferencën mes trajnerit dhe lojtarit, shkruan GazetaBlic Sport.

“Ai ishte një lojtar i jashtëzakonshëm dhe tani ai ende jep ndjenjën se ai bën gjithmonë gjërat e duhura. Gjithçka që ai dëshiron të na thotë është e saktë. Rruga është e drejtë, ne mund ta ndjekim vetëm atë një trajner ka fituar përvojë, ka trajnuar një klub tjetër për disa vite dhe kjo është shumë e rëndësishme, sepse të bën të kuptosh dallimin mes të qenit lojtar dhe të qenit trajner. Kjo është arsyeja pse ai po ecën mirë”, transmeton Sport.

Barcelona aktualisht kryeson garën për titullin kampion të La Liga duke lënë prapa rivalin e përbetuar, Real Madrid.

/GazetaBlic Sport/