Kupa e Botës 2022

Lewandowski tregon se a do të jetë ky Botërori i fundit për të

11/19/2022 12:32
nga:Mergim Rreci

Kombëtarja e Polonisë është në grupin C, së bashku me Argjentinën, Meksikën dhe Arabinë Saudite, në Kupën e Botës.

Ky mund të jetë Botërori i fundit për Robert Lewandowski, siç theksoi vetë ai në një konferencë për shtyp, përcjell GazetaBlic Sport.

“Nuk e di nëse do të jetë Botërori im i fundit, por po e përgatit veten sikur të ishte. Fizikisht ndihem mirë, por nuk janë vetëm faktorët sportivë që përcaktojnë të ardhmen, kështu mendoj që nuk do të luajë më një Botëror tjetër. Për dy javët e fundit, jam fokusuar në stërvitje, diçka që nuk kam pasur kohë ta bëj më parë. Ndihem i pushuar dhe i kënaqur me mënyrën se si punojmë”, tha sulmuesi i Barcelonës.

/GazetaBlic Sport/