Robert Lewandowski ka hyrë në historinë e UEFA Champions League duke vendosur një rekord të ri, që më parë mbahej nga Lionel Messi.
Sulmuesi polak arriti të shënojë kundër një skuadre tjetër në këtë kompeticion, duke çuar në 41 numrin e ekipeve të ndryshme ndaj të cilave ka realizuar gola, transmeton GazetaBlic Sport.
Deri më tani, rekordi mbahej nga Lionel Messi, i cili kishte shënuar kundër 40 skuadrave të ndryshme. Lewandowski fillimisht e barazoi këtë arritje, ndërsa me golin e fundit e ka kaluar argjentinasin dhe është bërë lojtari i vetëm në histori me këtë statistikë.
Ky sukses konfirmon edhe një herë formën e jashtëzakonshme dhe vazhdimësinë e Lewandowskit në nivelet më të larta të futbollit evropian. Ai mbetet një nga golashënuesit më të mirë të të gjitha kohërave në Champions League dhe vazhdon të lërë gjurmë në këtë kompeticion.
/GazetaBlic Sport/


