Robert Lewandowski jep një intervistë për Marca ku foli për mundësinë e tij për të fituar Topin e Artë 2021.
Sulmuesi polak i Bayern Munich shënoi 48 gola në 40 ndeshje sezonin e kaluar dhe tashmë ka 13 nga 10 këtë sezon, duke u bërë një nga pretendetët kryesor për këtë çmim, shkruan GazetaBlic Sport.
“Mundësia për të fituar Topin e Artë do të thotë shumë për mua, më bën të ndihem krenar. Nëse merrni parasysh gjithçka që kam bërë, jo vetëm këtë vit, por në vitin 2020, por atë vit nuk kishte “Top të Artë”. Fitova shumë tituj, shënova shumë gola, fitova Champions Leaguen, Superkupën Evropiane, Kupën e Botës për Klube, theva rekordin e Gerd Muller nga 41 gola në Bundesliga … Ishte mbresëlënëse dhe të gjithë e panë atë që bëra dhe vazhdoj të bëj. Ishin dy vite të jashtëzakonshme për mua”, tha polaku.
/GazetaBlic Sport/


