Sporti

Lewandowski synon të qëndrojë te Barca sezonin e ardhshëm, këtë e dëshiron edhe klubi

02/06/2024 21:11
nga:Lorik J

Robert Lewandowski dëshiron të vazhdojë karrierën e tij te Barcelona. Sulmuesi 35-vjeçar synon të qëndrojë në klub edhe për të paktën edhe një vit, raporton “Sport”. Ai dëshiron të shohë projektin e ri me trajnerin e ri.

Barcelona gjithashtu dëshiron të vazhdojë bashkëpunimin me polakun. Klubi e admiron profesionalizmin dhe aftësinë e tij.

Katalanasit do ta mbajnë Lewandowskin me të njëjtën pagë që ka marrë në dy sezonet e para. Kështu, Robert do të mbetet lojtari më i paguar i Barcelonës nëse vazhdon karrierën me ekipin.

Në të njëjtën kohë, Barcelona nuk do ta pengojë largimin e sulmuesit nëse merr ofertë nga një ekip tjetër.

Lewandowski ka shënuar nëntë gola në 21 ndeshje këtë sezon në La Liga.

/GazetaBlic Sport