Kupa e Botës 2022

Lewandowski shpjegon lotët pasi shënoi golin kundër Arabisë Saudite

11/26/2022 20:16
nga:Mergim Rreci

Sulmuesi dhe kapiteni i kombëtares polake Robert Lewandowski, pas një goli ndaj skuadrës së Arabisë Saudite, nuk i ka mbajtur dot lotët, duke festuar golin e shënuar.

Lewandowski shënoi golin e dytë sot për Poloninë, duke vendosur shifrat përfundimtare 2 me 0, shkruan GazetaBlic Sport.

“Është e vështirë të përshkruash se çfarë emocionesh kam përjetuar gjatë interpretimit të himnit polak para ndeshjes. Ëndrrat e mia të fëmijërisë u realizuan, goli ishte i rëndësishëm për ekipin”, tha sulmuesi polak për TASS.

/GazetaBlic Sport/