Sulmuesi dhe kapiteni i kombëtares polake Robert Lewandowski, pas një goli ndaj skuadrës së Arabisë Saudite, nuk i ka mbajtur dot lotët, duke festuar golin e shënuar.
Lewandowski shënoi golin e dytë sot për Poloninë, duke vendosur shifrat përfundimtare 2 me 0, shkruan GazetaBlic Sport.
“Është e vështirë të përshkruash se çfarë emocionesh kam përjetuar gjatë interpretimit të himnit polak para ndeshjes. Ëndrrat e mia të fëmijërisë u realizuan, goli ishte i rëndësishëm për ekipin”, tha sulmuesi polak për TASS.
/GazetaBlic Sport/